Për të premten, 16 tetor 2026, në Shqipëri parashikohen kushte atmosferike të qëndrueshme. Kthjellimet do të mbizotërojnë përgjatë Ultësirës Perëndimore, ndërsa në zonat malore të lindjes dhe juglindjes priten vranësira të pakta, herë pas here deri mesatare, kryesisht në mesditë dhe pasdite.
Vranësirat pritet të shoqërohen me reshje shiu me intensitet kryesisht të ulët. Reshjet parashikohet të ndërpriten pas orëve të pasdites. Në majat e maleve në verilindje dhe juglindje priten gjithashtu reshje bore me intensitet kryesisht të ulët.
Era do të fryjë nga veriu dhe verilindja me shpejtësi 8 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, shpejtësia e saj mund të arrijë deri në 18 m/s. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 2–4 ballë.