Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 7 qershorit Kosovës i duhet një president konsensual.
I pyetur nga gazetarët nëse zgjedhja e presidentit apo presidentes së ardhshme do të kërkojë kompromis politik, Kurti u përgjigj se vendi ka nevojë për një figurë konsensuale.
"Duhet president konsensual", tha Kurti.
Deklarata u bë në kontekstin e zhvillimeve politike pas shpalljes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme.