Albin Kurti, kryeministri në detyrë i Kosovës, ka folur në Forumin Ekonomik Botëror në Davos për qeverisjen e tij si filozofike.
Ai ka shpjeguar se vendimmarrja dhe politika e tij kanë kombinuar drejtësinë normative të Immanuel Kantit (morali si burim i veprimit), utilitarizmin e John Stuart Mill-it (lumturi maksimale për shumicën) dhe etikën e virtytit të Aristotelit (udhëheqës të virtytshëm në pozita kyçe, të lidhur me popullin).
Sipas Kurtit, ky "trekëndësh" Kant–Mill–Aristotel u zbato në marrëdhëniet me qytetarët dhe menaxhimin e burimeve njerëzore, duke e bërë politikën më të lidhur me popullin dhe të orientuar drejt rezultateve praktike e morale. "Ky trekëndësh u zbatua me sukses në politikëbërje dhe menaxhimin e burimeve njerëzore, duke treguar se ishte i dobishëm", ka thënë ai.
Pjesa e fjalimit është shpërndarë në faqen zyrtare të Lëvizjes Vetëvendosje, së bashku me një video ku Kurti shpjegon qasjen e tij.
Kjo deklaratë vjen në kohë kur qytetarët e Kosovës po përballen me reduktime të rrymës, siç raportohet nga mediat vendase.