Kryeministri i Kosovës Albin Kurti pritet të zhvillojë sot takime të reja me liderët opozitarë Bedri Hamza, kreun e Partisë Demokratike të Kosovës, dhe Lumir Abdixhiku, kryetarin e Lidhjes Demokratike e Kosovës.
Këto biseda synojnë arritjen e një marrëveshjeje politike në prag të seancës së Kuvendit për zgjedhjen e presidentit.
Burime të afërta kanë njoftuar se takimet mund të zhvillohen para seancës, pa orë të caktuar deri tani.
Ndryshe, media kanë raportuar se seanca për zgjedhjen e presidentit mund të ftohet sot gjatë ditës ose në mbrëmje.
Partitë politike vazhdojnë konsultimet për të identifikuar një kandidat që siguron mbështetje të mjaftueshme në Kuvend, para skadimit të afatit kushtetues.
Të dyja partitë nuk kanë dhënë ende konfirmim zyrtar për takimet.