Dita e sotme, 30 mars 2026, pritet të karakterizohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme dhe pa reshje në të gjitha qarqet e Shqipërisë.
Instituti i Gjeoshkencave bën të ditur se në asnjë zonë nuk parashikohen reshje shiu. Temperaturat pritet të luhaten në vlera tipike për këtë periudhë.
Në zonat bregdetare, temperaturat minimale dhe maksimale do të variojnë nga 7 deri në 16°C. Në vendet e ulëta, termometri pritet të shënojë nga 4 deri në 17°C, ndërsa në zonat malore temperaturat do të luhen nga 1 deri në 13°C.
Era parashikohet e lehtë deri mesatare.