Në Kuvendin e Shqipërisë, më 27 janar 2026, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste (PS), Taulant Balla, kërkoi ndryshimin e rendit të ditës për të hequr 4 projektligje nga kalendari i punimeve.
Kreu i seancës, Peleshi, e hodhi për votim rendin e ri të ditës, i cili u miratua me 79 vota pro dhe asnjë kundër. Kështu u miratua kalendari i ri i punimeve.
Pas këtij miratimi, deputeti Gazment Bardhi reagoi duke kërkuar heqjen nga kalendari edhe të disa projektligjeve të tjera.