Në minutat e fundit të ndeshjes midis Napoli dhe Leçes në Serinë A, sulmuesi i Leçes Lamek Banda ra në tokë pa ndjenja.
Ylber Ramadani, futbollist i Kombëtares shqiptare dhe shok skuadre, vrapoi i pari drejt tij. Gjithashtu, trajneri Antonio Conte la pankën e Napoli dhe hyri në fushë.
Mjekët e të dy skuadrave u afruan menjëherë, i dhanë ndihmën e parë dhe e transportuan Bandën në spital me ambulancë.
Klubi Leçe njoftoi se incidenti erdhi pas një goditjeje në ijen e majtë disa sekonda më parë. Banda kishte shqetësim emocional, pasi pret të bëhet baba në ditët në vijim dhe kishte keqinterpretuar dhimbjen, çka çoi në humbjen e ndjenjave.
Gjendja e tij raportohet e qëndrueshme dhe pa probleme.