Xhudistja Laura Fazliu ka mbyllur me sukses pjesëmarrjen në turneun Qingdao Grand Prix 2026, që po zhvillohet në Kinë, duke u dekoruar me medaljen e bronztë. Fazliu garoi në kategorinë deri 63 kilogramë, ku shfaqi formë të lartë përgjatë të gjitha takimeve.
Rrugëtimi i saj drejt podiumit përfshiu këto përballje:
• Fitore ndaj gjermanes Sara-Joy Bauer me tri pikë Yuko.
• Fitore me Ippon ndaj turkes Ozlem Yildiz.
• Humbje në gjysmëfinale ndaj japonezes Narumi Tanioka me Yuko.
• Fitore në repesazh ndaj italianes Thauany David Capanni Dias me Yuko.
• Fitore në duelin për medaljen e bronztë ndaj bjelloruses Yana Makretskaya me Waza-ari.
Në të njëjtin turne, në kategorinë deri 73 kg, mori pjesë edhe xhudisti Dardan Cena. Ai shënoi fitore ndaj jug-koreanit Woojin Shin, përpara se të ndalej në luftën e dytë nga përfaqësuesi i Rusisë, Buian-Kherel Sanaa. Suksesi i Laura Fazliut konfirmon vazhdimësinë e rezultateve pozitive për ekipin e xhudos së Kosovës.