Lautaro Martinez ka hyrë në historinë e Interit. Sulmuesi argjentinas shënoi gol në ndeshjen e fituar 5-0 ndaj Sassuolo në Mapei Stadium, duke arritur 171 gola në total me fanellën zikaltër dhe duke barazuar Roberto Boninsegna në vendin e tretë të golashënuesve historikë.
Ky gol e ngjiti Martinez-in në podiumin e klubit milanez, ku kryeson Giuseppe Meazza me 284 gola, i ndjekur nga Alessandro Altobelli me 209 gola.
Renditja historike e golashënuesve të Interit
- Giuseppe Meazza: 284 gola
- Alessandro Altobelli: 209 gola
- Lautaro Martinez dhe Roberto Boninsegna: 171 gola
- Sandro Mazzola: 161 gola
Pas ndeshjes, Lautaro Martinez u shpreh: «Gjithmonë më e rëndësishmja është arritja e objektivave kolektivë. Ky është një moment shumë i rëndësishëm për mua, për gjithçka kam kaluar që fëmijë dhe për të gjithë ata që më kanë ndihmuar. Kjo do të thotë shumë për mua dhe për karrierën time».