Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov ka ndërprerë një konferencë shtypi gjatë një vizite zyrtare në Indi, për shkak të zhurmës së telefonit të një gazetari.
Ngjarja ndodhi në New Delhi, ku Lavrov po mbante një fjalim. Zilia e telefonit dëgjohet në sallë dhe gazetari u përgjigj me zë të ulët, por zëri u dëgjua nga të pranishmit. Kjo bëri që ministri rus të ndalonte deklaratën e tij.
Lavrov iu drejtua gazetarit: «Dëgjoni, a mund të na lini të vazhdojmë? Nuk po bëj shaka». Më pas, ai u tha pjesëtarëve të sigurisë: «Djema, nxirreni që këtej!».
Pas disa sekondash, ai shtoi: «Zotëri, më falni. Nëse nuk e dorëzoni telefonin, ata do të nxjerrin armën, duhet ta dini». Të pranishmit në sallë shpërthyen në të qeshura, duke e konsideruar deklaratën si shaka.
Sipas pamjeve video që qarkullojnë në rrjetet sociale, Lavrov nuk shihet duke buzëqeshur gjatë këtyre fjalëve. Kjo ka nxitur reagime dhe diskutime të shumta online.