Një tërmet me magnitudë prej ML 2.9 sipas shkallës Rihter dhe intensitet prej III gradësh sipas Shkallës Evropiane të Makroseizmikës është ndjerë mbrëmë në disa rajone të Maqedonisë së Veriut. Sipas të dhënave nga Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe Matematikës në Shkup, lëkundjet sizmike janë regjistruar në orën 22:18.
Zonat ku tërmeti është ndjerë më së shumti janë qytetet e Manastirit, Resnjës dhe rrethinat e tyre. Sipas njoftimeve, epiqendra e tërmetit është lokalizuar në territorin e Greqisë, në një distancë prej rreth 120 kilometrash në jugperëndim të Shkupit.
Institucionet përgjegjëse njoftojnë se, për momentin, nuk ka pasur raportime për dëme materiale apo pasoja të tjera pas lëkundjeve të regjistruara.
Përditësime
Observatori Sizmologjik konfirmoi se tërmeti kishte një magnitudë lokale prej ML 2.9 sipas shkallës Rihter.