Lionel Messi, futbollisti argjentinasi dhe tetë herë fitues i Topit të Artë, ka njoftuar zyrtarisht blerjen e klubit katalanas UE Cornellà, që garon në Tercera RFEF, nivelin e katërt të futbollit spanjoll. Ky njoftim u bë më 16 prill 2026.
Klubi ndodhet në rajonin Baix Llobregat të Katalonjës dhe u themelua në 1951. Ai ka traditë në futbollin katalanas dhe spanjoll, veçanërisht për akademinë e të rinjve, e cila ka zhvilluar talente si David Raya, Jordi Alba, Javi Puado dhe Keita Baldé.
Me këtë lëvizje, Messi forcon lidhjen e tij me Katalonjën, që daton nga periudha te FC Barcelona. Investimi shihet si përkushtim për zhvillimin e sportit dhe promovimin e talenteve të reja në zonë.
Projekti parashikon forcimin e strukturës institucionale, modernizimin e akademisë dhe fokusin te të rinjtë, me perspektivë afatgjatë, qëndrueshmëri dhe lidhje me komunitetin.
Në planin sportiv, UE Cornellà garon për promovim në Segunda RFEF dhe mban pozicion në zonën e play-off-it. Një ndeshje interesante pritet të jetë derbi me CE Hospitalet, ku investitorë janë Jordi Alba dhe Thiago Alcántara.
Përditësime
UE Cornellà publikoi një deklaratë zyrtare, duke thënë se blerja nga Lionel Messi „përforcon lidhjet e ngushta të tij me Barcelonën dhe angazhimin për zhvillimin e sportit dhe të talenteve lokale në Katalunjë.
Kjo blerje nënkupton vazhdimin e pranisë së Messit në botën e futbollit pas karrierës si lojtar, sipas njoftimit të klubit.