Një i mitur mashkull kosovar ka mbetur i lënduar rëndë si pasojë e një sulmi me mjet të mprehtë në rrugën Skënderbeu të Lipjanit.
Ngjarja ka ndodhur të premten, më 16 janar 2026, rreth orës 18:35. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor. Gjendja e tij shëndetësore nuk është bërë e ditur.
Një i dyshuar tjetër mashkull kosovar, po ashtu i mitur, është arrestuar nga policia si autor i dyshuar i sulmit. Me vendim të prokurorit kompetent, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rasti po hetohet nga organet e rendit. Raporti 24-orësh i policisë konfirmon se "Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur, pasi që kishte sulmuar me një mjet të mprehtë viktimën mashkull kosovar i mitur. I lënduari është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje".