Deputetja Jehona Lushaku-Sadriu e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) deklaroi më 25 mars 2026, në një paraqitje direkte në Klan Kosova, se partia e saj nuk ka ndryshuar qasjen në lidhje me zgjedhjen e Presidentit të ri të Kosovës.
Ajo theksoi se LDK përfaqëson stabilitet institucional dhe zgjidhje serioze. "Kosova është në një situatë kur ka nevojë emergjente për një zgjidhje, dhe ky është qëndrimi ynë zyrtar dhe konsistent, e kemi thënë edhe më parë", u shpreh Lushaku-Sadriu.
Deputetja e LDK-së vuri në dukje se përgjegjësia kryesore për gjetjen e zgjidhjes i takon partisë që ka shumicën në Kuvend, pra Lëvizjes Vetëvendosje. "Çdo tendencë për t’i ikur përgjegjësisë ose për ta interpretuar ndryshe është e pasinqertë dhe keqinformim për publikun", shtoi ajo.
Lushaku-Sadriu potencoi se LDK nuk i pranon Glauk Konjufcën e as Fatmire Mulhaxha-Kollçakun si emra të pranueshëm për postin e Presidentit.