Jehona Lushaku-Sadriu, anëtare e kryesisë së LDK-së, u shpreh më 3 shkurt 2026 në emisionin „Rubikon“ të Klan Kosova-s për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës.
Ajo deklaroi se LDK-ja nuk do të votojë pa një marrëveshje politike. „Këtu kërkohet një marrëveshje politike, LDK-ja nuk voton pa marrëveshje politike, sepse ne e kemi numrin e deputetëve dhe qëndrimet tona“, tha ajo.
Lushaku-Sadriu nënvizoi nevojën për bashkëpunim dhe dialog paraprak. „Kërkohet bashkëpunim, ajo duhet të jetë e qartë që nuk ka imponim të dikujt. Është mirë të ketë dialog paraprak dhe të vijë një kandidat si propozim, ku ekzistojnë marrëveshjet. Ne nuk votojmë me imponim“, u shpreh ajo.