Kombëtarja e Kosovës do të luajë sonte ndaj Kombëtares së Turqisë në ndeshjen e play-off-it për Kupën e Botës, më 31 mars 2026.
Skuadra spanjolle Mallorca, ku luan sulmuesi kosovar Vedat Muriqi, ka shprehur mbështetje për të me një postim në rrjetet sociale. Klubi ka shkruar: "Muriqi, një hap larg Kampionatit Botëror".
Ky mesazh vjen në prag të ndeshjes, ku Kosova synon kualifikimin në turneun botëror.