Manchester City fitoi 2-0 ndaj Salford City-n të shtunën në kuadër të raundit të katërt të Kupës FA, duke siguruar avancimin në 1/8-të e finales.
Ndeshja u luajt në shtëpi për "Qytetarët", të cilët kaluan në avantazh që në minutën e 6-të me një autogol të mbrojtësit Alfie Dorrington. Ky i fundit devijoi topin në portën e tij gjatë një përpjekjeje për ta larguar rrezikun.
Pjesa e dytë u mbyll me golin e Marc Guéhi në minutën e 81-të, të shënuar me një goditje të saktë me kokë. Për qendërmbrojtësin anglez ishte goli i parë me fanellën e Manchester City-t.
Pavarësisht rasteve të tjera në minutat e mbetura, rezultati nuk ndryshoi. Ekipi i trajnerit Pep Guardiola vazhdon rrugëtimin në kompeticion dhe pret shortin për kundërshtarin e radhës.
Në Premier League, Manchester City zë vendin e dytë me 53 pikë, katër pikë pas liderit Arsenal në garën e fortë për titullin e kampionit.
Përditësime
Pep Guardiola e quajti ndeshjen "e mërzitshme". Trajneri i Manchester Cityt bëri 9 ndryshime në formacion për rotacion. John Stones u rikthye pas 2 muajsh dëmtimi në kofshë dhe luajti 65 minuta. Karl Robinson, trajneri i Salford Cityt, foli pozitivisht për ekipin e tij.