Mbrojtësi shqiptar Mario Mitaj vazhdon të jetë në qendër të diskutimeve për merkaton te Al Itihad, kampionët e Arabisë Saudite. Zërat e fundit tregojnë se klubi do të përforcohet me një mbrojtës në krahun e majtë, çka do të krijojë sfidë të re për Mitajn brenda skuadrës.
Për momentin, pozicionin e majtë e ndan me Hasan Kadesh, i cili përfiton nga kufizimet në numrin e lojtarëve të huaj dhe aktivizohet shpesh si titullar. Këtë sezon, Mitaj ka humbur vendin e titullarit, çka rrit mundësinë e largimit të tij në merkaton verore.
Al Itihad ka investuar 5 milionë euro për ta afruar mbrojtësin e Shqipërisë. Në rast largimi, shifra e transferimit pritet të jetë e ngjashme.