Një mashkull kosovar u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Rr. Miliam Shufllaj, Mitrovicën e Veriut, më 7 mars 2026 rreth orës 18:40.
Policia e Kosovës dhe ekipi mjekësor mbërritën në vendngjarje, ku konstatuan vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë u dërgua në Institucionin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
Rasti është regjistruar në polici si hetim mbi vdekjen. Hetimet vazhdojnë për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes.