Tottenhami do të ketë një mysafir special në ndeshjen e parë të 1/8 finales së Ligës së Kampionëve ndaj Atletiko Madridit, në Metropolitano Stadium.
Ish-trajneri i Spurs-ëve, Mauricio Pochettino, do të jetë i pranishëm në tribuna si tifoz i skuadrës angleze. Tekniku argjentinasi drejton aktualisht kombëtaren e ShBA-së.
Prania e tij ka shtuar spekulimet për një rikthim të mundshëm te Tottenhami, që po kalon një sezon të vështirë në Premierligë, ku lufton për mbijetesë.
Javë më parë, Pochettino deklaroi se nuk planifikon rikthim të menjëhershëm te Spurs-ët. Ai u shpreh:
Gjithmonë ka thashetheme, unë jam gjithmonë i lidhur me klube. Me Tottenhamin, ashtu siç dikur isha i lidhur me Espanyolin, ose me klube të tjera. Jemi të përqendruar te Kupa e Botës, te Shtetet e Bashkuara. Kontrata ime është deri pas Kupës së Botës, kështu që pas kësaj do të shohim se çfarë mund të ndodhë.