Në ndeshjen mes Benficës dhe Real Madridit në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve, ndodhi një incident pas golit të shënuar nga braziliani Vinicius.
Argjentinasi Prestiani i Benficës mbuloi gojën me fanellën dhe i tha diçka Viniciusit, i cili sinjalizoi gjyqtarin se ishte fyer me fjalën “majmun”.
Si pasojë, ndeshja u ndërpre për disa minuta sipas protokollit të UEFA-së, e cila pritet të nisë një hetim për ngjarjen. Fyerjet vazhduan edhe nga tribunat, ndërsa lojtarët e tjerë të Real Madridit ishin të inatosur.
Në një video të publikuar, sulmuesi Kylian Mbappé i Real Madridit iu afrua Prestianit dhe thuhet se i tha: “Je një racist ku*vë”. Kjo ngjarje po bën xhiron e botës.
Përditësime
José Mourinho u ndëshkua me kartón të kuqe gjatë ndeshjes.
• VAR nuk konfirmoi fyerjen raciste ndaj Prestianit; gjyqtari dha vetëm një paralajmërim.
• Trent Alexander-Arnold deklaroi: "Është një turp për futbollin".
Mediat argjentinase Ole dhe TyC Sports e quajtën incidentin "skandal".
- Globo Esporte raportoi protesta nga tribunat dhe trazira të përgjithshme.
- Sky Sports, L’Équipe, A Bola, Record, The Guardian, Bild dhe Gazzetta dello Sport dhanë citate përshkruese të fyerjes së Mbappé-s ndaj Prestianit.