Kylian Mbappé, sulmuesi francez i Real Madridit, ka tejkaluar Ronaldon brazilian në numrin e golave të shënuar në karrierë.
Sipas statistikave të publikuara nga gazetari italian Fabrizio Romano, Mbappé ka 415 gola, ndërsa Ronaldo ka 414 gola.
Në La Liga, Mbappé ka luajtur 21 ndeshje, ka shënuar 21 gola dhe ka dhënë 4 asiste.
Ai është vetëm 27 vjeç dhe pritet ta përmirësojë edhe më tej bilancin e golave në vitet e ardhshme.