Benfica, e drejtuar nga trajneri José Mourinho, mposhti Real Madridin me rezultatin 4-2 në ndeshjen e Ligës së Kampionëve, të luajtur në Estádio da Luz të Lisbonës më 29 janar 2026.
Sulmuesi francez Kylian Mbappé shënoi dy gola për Real Madridin, duke e çuar numrin e golave të tij në 13 në vetëm 6 ndeshje të fazës hapëse të këtij sezoni.
Me këto dy gola, Mbappé theu rekordin e Cristiano Ronaldo-s, i cili kishte realizuar 11 gola deri në fund të fazës së parë të Ligës së Kampionëve. Kështu ai u bë lojtari i vetëm që ka arritur këtë shifër në fazën hapëse.
Forma e Mbappé-s reflektohet edhe në La Ligën spanjolle, ku kryeson listën e golashënuesve me 21 gola në 20 ndeshje. Në vendin e dytë renditet sulmuesi kosovar Vedat Muriqi me 14 gola për Mallorca-s.
Përditësime
Kylian Mbappé shënoi 13 gola në 8 ndeshje të fazës hapëse të formatit të ri të Champions League-s: dopietë ndaj OM-së, tripletë ndaj Kairat Almaty, 4 gola ndaj Olympiacos, 2 gola ndaj Monaco-së dhe dopietë ndaj Benficës.
Mbappé kryeson me 5 gola më shumë se Harry Kane.
Krahasime në fazën hapëse:
- Cristiano Ronaldo: 11 gola (2015/16)
- Lionel Messi, Robert Lewandowski, Sébastien Haller: nga 10 gola secili
- Lewandowski: 10 gola në 437 minuta
Total karriere: Mbappé ka 68 gola në 94 ndeshje Champions; Erling Haaland ka 56 gola në 56 ndeshje europiane.
- Rekordi i Cristiano Ronaldo-s në një sezon të Champions League është 17 gola (2013/14 me Real Madrid).
- Kylian Mbappé-s i duhen 5 gola të tjerë për ta thyer.
- Real Madrid përballet me Benficën në raundin play-off.