Mediat e huaja kanë kushtuar artikuj protestës së Partisë Demokratike në Tiranë të shtunën, e cila u bë e dhunshme me hedhje molotovësh drejt forcave të policisë dhe ndërtesës së parlamentit, duke shkaktuar shpërthime.
Sipas Sky News, një protestë e organizuar u shndërrua në dhunshme kur protestuesit hodhën bomba me benzinë ndaj policisë dhe parlamentit. Demonstruesit mbanin pankarta me mbishkrime si “Shqipëria, një shtet me një parti” dhe “Pyet ku shkojnë fondet e BE-së?”, ndërsa kërkonin dorëheqjen e qeverisë.
The Mirror raporton se mijëra qytetarë u mblodhën në një demonstratë të thirrur nga opozita në reagim ndaj akuzave për korrupsion në nivelet më të larta të qeverisë. Sipas kësaj medieje, protesta u mbajt në përgjigje të akuzave kundër zëvendëskryeministres dhe tërhoqi mijëra njerëz.
Deutschlandfunk shkruan për përleshjet që shpërthyen gjatë demonstratës kundër qeverisë.
Ndërsa Der Standard shkruan se kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u bëri thirrje njerëzve të bashkohen për të rrëzuar qeverinë, duke e cilësuar partinë si të krahut të djathtë.