Fatmir Mediu, në një prononcim për A2CNN para nisjes së protestës së opozitës më 24 janar, deklaroi se Edi Rama nuk do të shkojë në Shtëpinë e Bardhë.
"Nuk besoj çdo marrëzi që thotë Edi Rama. Unë nuk mohoj mundësinë që Edi Rama të takojë Presidentin amerikan, sepse është kryeministri i vendit. Por çështja është se çfarë diskutohet në Shtëpinë e Bardhë. Ka pasur vetëm dy vizita zyrtare në Shtëpinë e Bardhë dhe këto kanë qenë të zotit Sali Berisha kur ka qenë President. Dhe vizita më e rëndësishme amerikane në Shqipëri ka qenë ajo e Presidentit George W. Bush, po në takim me zotin **Berisha", u shpreh Mediu.
Sipas tij, "çdo ljej personalizimi i marrëdhënies me SHBA-në është e ulët dhe e pavlerë për shqiptarët".