Astrologja Meri Gjini bëri parashikimin e horoskopit javor në emisionin “Mes’dritë” të Vizion Plus, me moderatorët Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova.
Energjia intensive vazhdon deri më 25 janar. Venusi kalon te Ujorët dhe nga 22-23 janar bashkohet me Plutonin. Prioriteti kryesor janë raportet e buta dhe të kujdesshme në familje. Ky moment sjell shpenzime, prandaj mbani një agjendë të rreptë dhe kontrolloni çdo shpenzim të panevojshëm, pa emocione.
Dje u regjistrua një Hënë e Re në 28 gradë, pozicion i njëjtë me Saturnin dhe Uranin, që ndikon drejtpërdrejt te të lindurit në ditët e fundit të çdo shenje. Mërkuri vazhdon të jetë me Marsin, duke krijuar moment të favorshëm për zhvillime profesionale.
Parashikimet për shenjat
Dashi
Kalimi i Venusit te Ujorët, Mërkuri në mesjavë dhe Marsi në fundjavë mundësojnë zhvillime të mira profesionale. Çfarë kanë diskutuar parimisht në dhjetor-janar vendoset në agjendë, duke përcaktuar pikat e fundit të bashkëpunimeve ose rrugëtimit për 2026. Kujdes me shpenzimet. Me Mërkurin vijnë mundësi për shkresa dhe dokumente. Fillimet e punës në këtë periudhë rezistojnë kohës.
Demi
Uranin formon trekëndësh me Saturnin. Të lindurit në tre ditët e fundit të shenjës ruajnë kujdes me lëvizjet ose shqetësimet. Të tjerët janë të matur në komunikimin familjar dhe çift. Venusi hyn në katërkëndore me Diellin, duke sjellë tendencë për të intimiduar në raportet personale.
Binjakët
Hëna e Re te Bricjapi favorizon vendime të rëndësishme familjare, zgjerime familjare ose me bashkëpunëtorë. Kalimi i Venusit, Mërkurit dhe Diellit nga nesër lehtëson çështjet e punës.
Gaforrja
Hëna e Re dje pasdite ofron moment për riorganizimin e bashkëpunimeve ose pozicioneve të forta profesionale.