Meriton Korenica, përfaqësues i Kombëtares së Kosovës dhe futbollist i Clujit, është përfshirë në ekipin ideal të javës në kampionatin rumun.
Kjo vlerësim erdhi pas ndeshjes së fundjavës së shkuar, ku mesfushori ofanziv shënoi një gol në minutat e fundit në fitoren 4:2 ndaj FC Metaloglobus București.
Faqja e specializuar Sofascore e vlerësoi me notën 8.2, duke e renditur në formacionin më të mirë të javës. 26-vjeçari ka realizuar 6 gola dhe 2 asiste në 23 ndeshje këtë sezon.
Para se të kalonte te Cluji, Korenica ka luajtur me klubet Prishtina dhe Ballkani në Kosovë.