Inter Miami u mposht nga Orlando City me rezultat 4-3 në ndeshjen e luajtur në Nu Stadium më 2 maj 2026, në kuadër të kampionatit MLS.
Skuadra shtëpiake kishte arritur epërsi 3-0 deri në minutën 33, kur Lionel Messi shënoi golin e tretë. Megjithatë, Orlando City realizoi një rikthim historik, me Martin Ojeda që shënoi tre gola dhe Tyrese Spicer që përfundoi përmbysjen në minutën 93. Kjo bëhet ekipi i katërt në historinë e MLS që fiton pas deficiti prej tre golash.
Pas ndeshjes, kapiten Messi iu drejtua bashkëlojtarëve në zhveshtare. Ai e quajti rënien e ekipit të papranueshme dhe i inkurajoi për takimin e radhës. Mbrojtësi Ian Fray zbuloi detaje: “Kapiteni ynë foli dhe na tha shumë gjëra. Na inkurajoi për ndeshjen e radhës dhe tha se kjo është e papranueshme. Të gjithë u pajtuam me të, është e papranueshme dhe me siguri nuk do të ndodhë më”.
Humbja zgjati serinë negative të Inter Miamit në Nu Stadium në katër ndeshje pa fitore. Bashkëlojëtari Noah Allen pranoi se mentaliteti i skuadrës ndryshoi herët pas golit të tretë: “Mënyra si ishte e gjithë skuadra pas golit të tretë ishte zhgënjyese, kjo është diçka që duhet të ndryshojë. Ishte shumë dobët nga të gjithë, kështu që duhet thjesht të vazhdojmë përpara”.
Këtë sezon, Messi ka shënuar tetë gola në dhjetë paraqitje me Inter Miamit, kampionët në fuqi të MLS Cup.