Inter Miami fitoi 3-2 në transfertë ndaj New York City FC, me Lionel Messi si protagonist.
Ylli argjentinas shënoi në minutën 61 nga goditja e dënimit. Topi devijoi nga një futbollist kundërshtar, duke ia bërë të pamundur portierit të ndërhyjë.
Kjo shënon fitoren e tretë në 5 ndeshje të kampionatit për Inter Miami. Për Messin, ishte goli i katërt.
Ky gol është i 71-shi i argjentinasit nga goditjet e dënimit në karrierë. Ai kalon kështu Pelén dhe afrohet me Juninhon, që mban rekordin me 77 gola të tillë.