Ndeshja finale e playoff-it për kualifikim në Kupën e Botës 2026 mes Kosovës dhe Turqisë zhvillohet më 31 mars në ora 20:45, në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë.
Gjyqtar kryesor do të jetë anglezi Michael Oliver, ka njoftuar Federata Turke e Futbollit.
Asistentët e tij janë Stuart Burt dhe James Mainwaring, ndërsa gjyqtari i katërt Christopher Kavanagh.
Michael Oliver ka drejtuar ndeshje në kompeticione prestigjioze, si Kampionati Evropian dhe finale të turneve ndërkombëtare për moshat e reja.
Kosova arriti në finale pas fitores 4:3 ndaj Sllovakisë në Bratisllavë.
Fituesi i këtij ballafaqimi do t’i bashkohet Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Paraguait dhe Australisë në grupin e Kupës së Botës 2026, që zhvillohet nga 11 qershori deri më 19 korrik.