Fabrizio Romano konfirmoi se Milani dhe Bournemouth kanë nënshkruar dokumentet për transferimin përfundimtar të Alex Jimenez te klubi anglez për 19 milionë euro.
Mbrojtësi i djathtë spanjoll, 20 vjeç, kishte ardhur te Bournemouth në formë huazimi verën e kaluar nga Milani. Tani marrëveshja është bërë përfundimtare, siç konfirmoi Romano në kanalin e tij në YouTube: “të gjitha dokumentet janë nënshkruar”.
Shuma prej 19 milionë euro do të ndahet mes Milanit dhe Real Madridit. Lojtari është produkt i akademisë së Real Madridit, i cili kishte ruajtur klauzolë 50% nga shitja e ardhshme. Milani do të përfitojë gjithashtu bonuse që tejkalojnë 3 milionë euro.
Gjatë këtij sezoni, Jimenez ka shënuar një gol dhe ka dhënë një asist në 24 paraqitje në të gjitha garat me Bournemouth. Në një intervistë për Mundo Deportivo, ai shpjegoi se u largua nga Milani verën e kaluar për shkak të frikës se nuk do të kishte hapësira të mjaftueshme për lojë të rregullt.