Milani fitoi me rezultat 1-0 ndaj Interit në derbin e qytetit të Milanos, vlefshëm për javën e 28-të të Serie A. Ndeshja u luajt më 8 mars 2026 dhe i dha avantazh skuadrës kuqezi, e cila ishte në cilësinë e vendasit.
Golin e vetëm e shënoi mbrojtësi ekuadorian Pervis Estupiñán në minutën 35, pas asistimit të Youssouf Fofana. Ky ishte goli i parë i Estupiñánit me fanellën e Milanit. Një minutë më parë, Interi kishte një mundësi të mirë me Henrikh Mkhitaryan, por portieri Mike Maignan e ndaloi goditjen.
Në pjesën e dytë, Interi rriti presionin dhe krijoi raste për barazim me Federico Dimarco dhe Piotr Zielinski, por Maignan bëri pritje vendimtare. Milani ishte pranë golit të dytë kur Christian Pulisic asistoi për Alexis Saelemaekers, por mbrojtja kundërshtare ndërhyri në kohë. Në fund, Interi kërkoi penallti për një prekje dore në zonë, por arbitri nuk e akordoi.
Interi kishte më shumë kontroll gjatë pjesës më të madhe të lojës, por nuk arriti të konkretizojë rastet. Me këtë fitore, Milani arrin në 60 pikë dhe mban vendin e dytë, duke ulur diferencën me liderin në 7 pikë. Interi vazhdon në krye me 67 pikë.
Milani ka shtatë ndeshje radhazi pa humbje në derbi kundër Interit, me pesë fitore dhe dy barazime. Futbollisti shqiptar Ardon Jashari nuk u aktivizua për Milanin.
Përditësime
Milani mposhti Interin dy herë në Serie A këtë sezon, për herë të parë që nga 2010/11.
Interi regjistroi humbjen e parë në ligë që nga nëntori, duke ndërprerë serinë e 8 fitoreve radhazi.
Pas derbit:
- 230 ndeshje: Inter 85 fitore, Milan 76, 69 barazime.
- Gole: Inter 311, Milan 297.
Në minutën 3: Gabim i portierit Sommer, goditje e Modrić pranë shtyllës.
Polemikë: Pretendohej prekje me dorë nga Samuele Ricci në zonë; u përjashtua një anëtar i stafit të Allegrit.
La Gazzetta dello Sport titullon: "Milan ëndrrash, Estupinan vendos derbin, djalli -7". TuttoSport shkruan: "Inter, derbi një makth. Estupinan rihap garën për titull". Polemika fokusohet te goditja me kokë e Dumfries-it ndaj Ricci-t në minutën 94. Milani fitoi derbin ndaj Interit 1-0 me golin e Estupinan-it.
Massimiliano Allegri, trajneri i Milanit, lavdëroi skuadrën pas fitores 1-0 ndaj Interit: "Skuadra dha një përgjigje të rëndësishme. Duhet të fitonim për të siguruar pikët që na çojnë në Champions League. Për titullin, Interi është skuadra favorite dhe më e fortë".
Cristian Chivu, trajneri i Interit, pranoi dobësitë: "Nuk kishim ritmin e duhur. Në pjesën e parë gabuam, edhe pse tentuam të korrigjonim në të dytën. Jemi 7 pikë përpara dhe duhet ta ruajmë këtë distancë".
Ndeshjet e ardhshme:
- Inter - Atalanta
- Milan - Lazio
Milani ka 5 fitore, 4 barazime dhe 0 humbje në 9 ndeshje kundër skuadrave kryesore të Serie A.