Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar letër urimi nga Presidenti i Republikës së Kroacisë, Zoran Milanović, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2026.
Në mesazhin e tij, Milanović shprehu urimet e përzemërta në emër të qytetarëve të Republikës së Kroacisë dhe në emrin e tij, duke dëshiruar përparim dhe prosperitet për Kosovën. Ai shprehu besimin se marrëdhëniet dhe bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve miqësore do të zhvillohen dhe forcohen më tej në fusha me interes të ndërsjellë, në dobi të qytetarëve të të dy vendeve.
Presidenti kroat vlerësoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve për forcimin e stabilitetit, sigurisë dhe bashkëpunimit në Evropën Juglindore. Ai theksoi se Kroacia vazhdon të mbështesë dhe ndihmojë Kosovën në rrugën drejt integrimit në të gjitha organizatat ndërkombëtare dhe format e bashkëpunimit rajonal, veçanërisht në Bashkimin Evropian dhe NATO.
Letra e plotë e Zoran Milanović është si vijon:
E nderuara Znj. Presidente,
Me rastin e Ditës Kombëtare dhe përvjetorit të shpalljes së Republikës së Kosovës, ju shpreh urimet e mia të përzemërta në emër të qytetarëve të Republikës së Kroacisë dhe në emrin tim. Ju dëshiroj Juve dhe të gjithë qytetarëve të vendit Tuaj përparim dhe prosperitet.
Besoj se marrëdhëniet dhe bashkëpunimi ndërmjet dy shteteve tona miqësore do të zhvillohen dhe forcohen më tej në shumë fusha me interes të ndërsjellë dhe për mirëqenien e qytetarëve të Kroacisë dhe Kosovës. Bashkëpunimi ndërmjet dy shteteve tona në forcimin e stabilitetit, sigurisë dhe bashkëpunimit në Evropën Juglindore luan një rol të rëndësishëm.
Kroacia vazhdon të mbështesë dhe të ndihmojë Kosovën në integrimin e saj në të gjitha organizatat ndërkombëtare dhe formatet e bashkëpunimit rajonal, veçanërisht anëtarësimin e saj në Bashkimin Evropian dhe NATO.
Ju lutem pranoni, Znj. Presidente, shprehjen e konsideratës sime më të lartë.
Zoran Milanović