Politikë

Ministri belgijik Prevot premton ta njoftojë Konjufcën për shqetësimet në Hagë

~2 min lexim 3 burime

Përmbledhje

Ministri i Jashtëm i Belgjikës, Maxime Prevot, u pyet për shqetësimet e ekspertëve kosovarë dhe ndërkombëtarë mbi shkeljet e të drejtave të njeriut në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
Ai deklaroi se nuk i ka të gjitha detajet dhe do të dërgojë pozicionin e Belgjikës te ministri kosovar Glauk Konjufca.
Belgjika është i vetmi shtet me marrëveshje për transferimin e të dënuarve me Dhomat e Specializuara.

Ministri i Punëve të Jashtme të Belgjikës, Maxime Prevot, u pyet në një konferencë të përbashkët për media me homologun kosovar Glauk Konjufca nëse është i njoftuar me shqetësimet e ekspertëve kosovarë dhe atyre ndërkombëtarë në lidhje me shkeljen e të drejtave të njeriut në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Prevot u përgjigj se nuk posedon të gjitha detajet për situatën e ngritur. Ai premtoi se do të konsultohet me ekipin e tij dhe do t’ia dërgojë Konjufcës pozicionin zyrtar të Belgjikës.

“Për të qenë krejtësisht i ndershëm me ju, duke folur sinqerisht, unë nuk kam të gjitha detajet për situatën për të cilën folët, pra me gjasë është diçka që unë duhet t’i kushtoj më shumë vëmendje”, tha Prevot për gazetaren e Klan Kosovës.

“Unë nuk do të improvizoj ndonjë përgjigje për të qenë i sigurt, pra nuk do të bëj ndonjë gabim, por faleminderit për pyetjen. Unë do të pyes ekipin tim për të kontrolluar situatën dhe do të dërgoj një mesazh kolegut tim duke i shpjeguar pozicionin e Belgjikës në lidhje me situatën, pra do të jetë e mundur të jap një përgjigje të qartë, jo juve drejtpërdrejt, kërkoj falje për këtë, por edhe qeverisë suaj”, shtoi ai.

Belgjika është i vetmi shtet që ka marrëveshje me Dhomat e Specializuara jo vetëm për veprimtarinë gjyqësore, por edhe për transferimin e të dënuarve.

Shpërndaje këtë artikull

Burimet

3 burime

Keni vërejtje për këtë artikull ose shqetësime të tjera? Na kontaktoni në support@brockulla.com