John Healey, ministër britanik i Mbrojtjes, ka ngritur dyshime se Vladimir Putin mund të jetë pas taktikave ushtarake të Iranit në sulmet ndaj forcave aleate në rajonin e Gjirit. Deklarata u bë pas një sulmi të fundit ndaj trupave britanike në Irak, në selinë ushtarake Northwood Headquarters në Londër.
Sulmi në Erbil
Një sulm me rreth 20 raketa dhe dronë goditi bazën ushtarake në Erbil, në rajonin e Kurdistani irakian, ku janë të vendosura forca të Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara. Forcat britanike përdorën raketa tokë-ajër për të rrëzuar dy dronë iranianë të tipit Shahed. Sistemet amerikane interceptuan disa të tjerë, por ca arritën të depërtonin mbrojtjen, duke plagosur ushtarë amerikanë. Nuk raportohen viktima në radhët britanike.
Sipas Healey, analiza e sulmeve tregon taktika të ngjashme me ato të zhvilluara nga Rusia gjatë luftës në Ukrainë, për të goditur sistemet mbrojtëse të bazave. "Askush nuk do të habitej nëse beson se dora e fshehtë e Putinit qëndron pas disa prej taktikave iraniane dhe ndoshta edhe pas disa prej kapaciteteve të tyre", deklaroi ai.
Ministri theksoi se përshkallëzimi i tensioneve rrit çmimin e naftës, duke i shërbyer interesave të Rusisë. "Lideri i vetëm global që përfiton aktualisht nga rritja e çmimeve të naftës është Putini, pasi kjo i siguron një rrjedhë të re financiare për luftën e tij në Ukrainë", shtoi ai.
Zyrtarët britanikë po analizojnë gjithashtu një dron iranian që goditi bazën RAF Akrotiri në Qipro më 1 mars, duke kërkuar prova të komponentëve rusë.