Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës, të cilat vlejnë për 14 maj 2026 në Kosovë.
Sipas njoftimit zyrtar, çmimi maksimal për naftën (dizel) është 1.59 euro për litër, për benzinën 1.49 euro për litër dhe për gazin 0.76 euro për litër.
Krahasuar me çmimet e 13 majit 2026, nafta dhe benzinë mbeten të pandryshuara, ndërsa gazi ka rënë me 1 cent nga 0.77 euro për litër.
Këto çmime hyjnë në fuqi në orën 10:00 dhe vlejnë për 24 orë.
Autoritetet e MINTI-së kanë bërë të ditur se çmimet përcaktohen sipas vendimit për tregtimin e derivateve të naftës.