Mojtaba Khamenei u caktua si pasardhës i babait të tij, udhëheqësit suprem fetar Ali Khamenei, i cili humbi jetën gjatë luftës. Sipas versionit zyrtar të Teheranit, emërimi u njoftua më 8 mars, rreth një javë më parë, ndërsa Asambleja e Ekspertëve ka përfunduar procedurat kushtetuese dhe sistemi politik funksionon normalisht.
Deklarata e parë e Mojtaba Khameneit si udhëheqës suprem u transmetua në televizionin shtetëror përmes leximit të një teksti, jo nga vetë ai. Ai nuk është shfaqur publikisht që nga ajo datë.
Vazhdojnë zërat për një plagosje të rëndë. Sipas skenarëve që qarkullojnë nga Kuvajti, ai mund të jetë duke u trajtuar në një spital në Moskë.
Kjo situatë ka ngritur pyetje mbi gjendjen e tij shëndetësore, aftësinë për të ushtruar pushtetin dhe balancën e fuqisë brenda sistemit iranian. Disa analiza sugjerojnë se Mojtaba Khamenei mund të legjitimojë vendimet e Gardës Revolucionare, duke e bërë rolin e tij më simbolik sesa real.
Ditët e fundit, pyetjet janë shtuar rreth kushushtron pushtetin real që nga fillimi i luftës.