Pas përfundimit të ndeshjes mes Benficës dhe Real Madrid-it, trajneri portugez José Mourinho kritikoi ashpër drejtimin e gjyqtarit. Ai theksoi se arbitri kishte një standard të ndryshëm gjykimi për lojtarë të caktuar.
Mourinho deklaroi se përvoja e tij në mbi 1400 ndeshje i jep të drejtën të flasë hapur. “Arbitri sonte la shumë për të dëshiruar. Ishte e qartë për të gjithë se disa lojtarë dukeshin të paprekshëm”, u shpreh trajneri portugez.
Duke iu referuar episodit mes Vinicius Junior dhe Gianluca Prestianni, Mourinho mbajti qëndrim kritik ndaj sulmuesit të Real Madrid-it. “Është e pabesueshme që lojtarë të nivelit të Vinicius, të cilët realizojnë gola spektakularë, mund të nxisin publikun me mënyrën se si festojnë”, tha ai.