Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka kritikuar ashpër veprimet e presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti.
Deklarata u bë gjatë një interviste në emisionin "DPT te Fidani" të Klan Kosovës, më 9 mars 2026.
Sipas Musliut, “liderët Vjosa Osmani dhe Albin Kurti me veprimet e tyre kanë provokuar luftë civile”.
Ajo shtoi: “Veprimet e liderëve shtetëror kanë qenë aq të pamatura e fëminore, që edhe qytetarët i kanë lënë pa tekst. Në një farë pozicioni që nuk mundesh as me shpjegu, a kem apo s’kem Kuvend. Mirëpo në anën tjetër ndoshta është mirë që ka marrë ketë vendim, dhe të bëhet një sqarim sa më i shpejtë dhe Kosova ta merr një drejtim”.