Skuadra e Napoli po përballet me një periudhë të vështirë pas një merkatoje verore të vlerësuar si perfekte. Lojtarët kanë munguar 153 ndeshje gjatë 30 takimeve të para zyrtare të sezonit, duke detyruar titullarët të mbajnë një ngarkesë të madhe.
Trajneri Antonio Konte flet hapur për këtë emergjencë. Rritja e angazhimeve dhe ritmet e larta, veçanërisht në Champions League, kanë konsumuar energjitë fizike dhe mendore të skuadrës më shumë se zakonisht.
Menaxhimi i forcave është thelbësor për ndeshjet kyçe, si ajo e së dielës kundër Juventusit. Për të përballuar mungesat, Konte ka kërkuar përforcime dhe ka miratuar largimet e lojtarëve Luka dhe Lang. Një rikthim i mundshëm i Lukaku mund të ndihmojë repartin ofensiv, edhe pse ai nuk do të jetë i gatshëm 100% menjëherë.
Napoli vazhdon luftën për titullin dhe kualifikimin në Champions League, duke treguar rezistencë pavarësisht listës së gjatë të dëmtuarish.