Në mbrëmjen e 14 janarit 2026, Oklahoma City Thunder konfirmuan formën e mirë duke fituar 119-98 ndaj San Antonio Spurs, në përballjen mes dy skuadrave më të mira të Konferencës së Perëndimit. Shai Gilgeous-Alexander ishte lojtari kryesor me 34 pikë, duke udhëhequr kampionët nga fillimi deri në fund.
Los Angeles Lakers u rikthyen te fitorja pas tre humbjesh radhazi, duke mposhtur bindshëm 141-116 Atlanta Hawks. LeBron James realizoi 31 pikë dhe 10 asistime, ndërsa Luka Donçiç kontribuoi me 27 pikë.
Miami Heat arriti një fitore të vështirë 127-121 ndaj Phoenix Suns, me Bam Adebayo që shënoi 29 pikë dhe Norman Powell 27 pikë. Golden State Warriors mundën lehtësisht 119-97 Portland Trail Blazers, ku Melton u dallua me 23 pikë.
Milwaukee Bucks vazhdoi serinë e dobët duke humbur 106-139 ndaj Minnesota Timberwolves, ku Randle realizoi 29 pikë për vendasit. Tani Bucks ndodhet jashtë zonës së play-off. Houston Rockets fitoi 119-113 ndaj Chicago Bulls, falë treshes Durant–Şengün–Thompson, që së bashku shënuan 74 pikë.
Denver Nuggets fituan 132-116 ndaj New Orleans Pelicans.
Rezultatet e plota
- Miami Heat - Phoenix Suns 127-121
- Houston Rockets - Chicago Bulls 119-113
- Milwaukee Bucks - Minnesota Timberwolves 106-139
- New Orleans Pelicans - Denver Nuggets 116-132
- Oklahoma City Thunder - San Antonio Spurs 119-98
- Los Angeles Lakers - Atlanta Hawks 141-116
- Golden State Warriors - Portland Trail Blazers 119-97