Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vazhdon rinumërimin e votave në mbi 900 qendra votimi. Deri tani janë rinumëruar 217 qendra, ku janë vërejtur ndryshime në listat e kandidatëve për deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Partisë Demokratike të Kosovës.
Ndryshimet në PDK
Në listën e PDK-së janë hequr 750 vota dhe janë shtuar 364 vota.
Kandidatët me më shumë vota të hequra:
- Kosovare Murseli: minus 99 vota
- Xhevahir Geci: minus 79 vota
- Besim Ilazi: minus 50 vota
- Abelard Tahiri: minus 47 vota
Kandidatët me më shumë vota të shtuara:
- Bekim Haxhiu: plus 42 vota
- Perparim Gruda: plus 30 vota
- Elmi Reçica: plus 27 vota.
Ndryshimet në LDK
Në listën e LDK-së, e drejtuar nga Lumir Abdixhiku, janë hequr 276 vota dhe janë shtuar 103 vota.
Kandidatët me më shumë vota të hequra:
- Lumir Abdixhiku: minus 20 vota
- Xhafer Gashi dhe Zeni Krasniqi: nga minus 17 vota
- Anton Quni: minus 16 vota
- Rrezarta Krasniqi dhe Serbeze Muçaj: nga minus 11 vota
- Arben Gashi: minus 10 vota.
Kandidatët me më shumë vota të shtuara:
- Paris Guri: plus 10 vota
- Esra Myrteza dhe Fetah Rudi: nga plus 6 vota
- Ermal Sadiku dhe Kimete Hasallari: nga plus 5 vota.
Rezultatet e rinumërimit publikohen gradualisht nga KQZ.
Përditësime
KQZ përditësoi rezultatet pas rinumërimit të 216 qendrave të votimit, jo 217 siç raportohej më parë.
Ndryshimet kryesore (ulje votash):
- LVV: Albin Kurti – 89 vota, Glauk Konjufca – 65 vota, Jeton Raka – 72 vota, Filiz Mustafa – 230 vota.
- PDK: Bedri Hamza – 23 vota, Linda Nebiu – 74 vota.
- AAK: Ramush Haradinaj – 8 vota.
Rinumërimi i ri konfirmoi fitime shtesë për kandidatë të LVV-së:
- Valon Hoti +48 vota
- Ali Dula +42
- Aferdita Hajrizi +36
- Agim Bahtiri +35
- Shqipe Selimi +36
- Ejup Maqedonci +29
- Alban Bajrami +24
- Labinotë Demi +19
- Fatos Geci +18
- Zef Morina +13
- Ilir Kërçeli +12
- Diana Qarkaxhija +12
- Mimoza Kusari +10
Lumir Abdixhiku humbi 21 vota (jo 20 siç raportohej më parë).
KQZ përmbylli rinumërimin në 914 qendra votimi.
Korrigjimet:
• Kosovare Murseli (LVV): -10 vota (nga -99).
• Xhevahir Geci (PDK): -77 vota (nga -79).
• Bekim Haxhiu (AAK): +43 vota (nga +42).