Klubi i Newcastle United ka kompletuar transferimin e sulmuesit anësor Bazoumana Toure, i cili vjen nga radhët e klubit gjerman Hoffenheim. Futbollisti 20-vjeçar nga Bregu i Fildishtë ka nënshkruar një kontratë afatgjatë me skuadrën angleze, duke u bërë pjesë e planeve për sezonin e ri në Ligën Premier.
Sipas raportimeve, shuma e paguar për kartonin e lojtarit vlerësohet rreth 50 milionë euro. Pas prezantimit zyrtar, Toure shprehu entuziazmin për këtë hap në karrierën e tij, duke e cilësuar kalimin në stadiumin St James’ Park si realizim të një ëndrre të fëmijërisë.
"Jam shumë, shumë i lumtur që jam këtu. Newcastle është si një familje dhe kjo do të më ndihmojë të jap më të mirën në fushë. Do të jap maksimumin çdo ditë për këtë fanellë", u shpreh futbollisti.
Me këtë lëvizje, Newcastle United vijon përforcimin e organikës, pasi më herët ka siguruar edhe shërbimet e portierit Ewen Jaouen nga klubi i Reimsit, për vlerën e 18.5 milionë funteve.