Pas njoftimit zyrtar nga Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ), ka nisur programi i vëzhgimit ndërkombëtar për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, që do të zhvillohen më 7 qershor 2026.
Sipas KQZ-së, vëzhgimi ndërkombëtar kontribuon në forcimin e transparencës, integritetit dhe besimit publik në proceset demokratike. Ekspertët zgjedhorë do të vëzhgojnë nga afër mbarëvajtjen e votimit.
Në programin e këtij viti marrin pjesë përfaqësues nga:
• Turqia
• Lituania
• Hungaria
• Maqedonia e Veriut
• Shqipëria
• International IDEA