Ministri i Shëndetësisë i Libanit Rakan Nassereddine deklaroi të dielën se numri i viktimave nga përplasjet me Izraelin ka arritur në 394 persona. Ai e bëri këtë njoftim gjatë një konference për shtyp.
Mes viktimave janë 83 fëmijë dhe 42 gra, që nga momenti kur Libani u përfshi në konfliktin më të gjerë midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Izraelit dhe Iranit. Gjithashtu, nëntë punonjës të ekipeve të shpëtimit kanë humbur jetën derisa ndihmonin viktimat e sulmeve.
Bilanci i ri shënon rritje të ndjeshme krahasuar me të shtunën, kur ministri raportoi 294 të vdekur. Përplasjet në kufirin mes Libanit dhe Izraelit janë intensifikuar ditët e fundit, duke rritur shqetësimet për një përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit në rajon.