Në sesionin e ri parlamentar të Kuvendit të Shqipërisë, më 19 janar 2026, opozita e udhëhequr nga kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, bllokoi foltoren për shkak të pranisë së deputetes Belinda Balluku, zv/kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Gjatë fjalës së tij në videolive, Berisha akuzoi mazhorancën dhe qeverinë e kryeministrit Edi Rama për kapje të institucioneve dhe lidhje me krimin e organizuar. Ai u drejtua nga foltorja: “Të gjithë jeni Lubia! Ngrihuni në këmbë dhe thërrisni: Jemi Lubi! Partia në pushtet, partia e krimit, po përballet me testin më serioz të shtetit të së drejtës”. Berisha iu referua drejtpërdrejt Ballukut, duke thënë: “Zv/kryeministrja Balluku është në Kongresin e SHBA-ve dhe ju jeni Ballukë të gjithë. Asaj dhe kryeministrit Edi Rama potencialisht nuk po u hiqni imunitetin”.
Sipas opozitës, qëndrimi i mazhorancës përbën mbrojtje politike dhe cenon parimet e shtetit të së drejtës. Opozita ka kërkuar prej ditësh mbledhjen e Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve për të hapur procedurat e heqjes së imunitetit të Belinda Ballukut.
Kërkesa lidhet me hetimet e SPAK për çështjen e Tunelit të Llogarasë dhe disa lote të projektit të Unazës së Madhe në Tiranë, për të cilat pretendohet se Balluku është marrë e pandehur.