Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka bërë homazhe në 29-vjetorin e rënies së heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, të cilët ranë më 31 janar 1997.
Ajo deklaroi se 31 janari është një prej ditëve më me peshë në historinë e Republikës së Kosovës. "Është një prej ditëve më frymëzuese për rritjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe po ashtu një prej ditëve më frymëzuese për gjithë popullin e Kosovës që luftoi për liri", u shpreh Osmani.
Sipas saj, heronjtë Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, heronj të Republikës së Kosovës, dhanë kumtin e lirisë dhe inspiruan një popull të tërë për të luftuar për lirinë e mohuar me shekuj. Kjo sakrificë, theksoi ajo, ndërtoi themelet e forta të Republikës së Kosovës.
Osmani nënvizoi se shteti sovran e pavarur u ndërtua me gjak, mund dhe sakrifica, ndër të cilat kjo ka peshë të veçantë. Ajo shtoi se i jep dritë rrugës së Kosovës përpara.
Homazhet u bënë në një ceremoni kushtuar përvjetorit.