Për ditën e enjte, 8 tetor 2026, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se mbi vendin tonë do të mbajë mot me intervale me diell dhe vranësira të shpërndara. Këto të fundit pritet të jenë më të theksuara gjatë orëve të ditës.
Temperaturat do të jenë relativisht të larta për periudhën në të cilën ndodhemi. Vlerat minimale do të lëvizin ndërmjet 1 dhe 5 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale pritet të arrijnë vlerat nga 22 deri në 25 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga drejtimi i jugperëndimit, me një shpejtësi prej 1 deri në 5 metra për sekondë. Sipas njoftimeve, kushtet biometeorologjike do të jenë kryesisht të favorshme. Në disa zona, gjatë orëve të mëngjesit, priten temperatura të ulëta, me mundësi për vlera negative në lokalitete të caktuara.