Për ditën e martë, 29 shtator 2026, territori i vendit do të karakterizohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Moti do të jetë kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa në relievet malore në lindje priten vranësira të pakta deri mesatare, të cilat do të shfaqen nga orët e mesditës deri në ato të pasdites.
Era do të fryjë me drejtim nga verilindja në veriperëndim, me një shpejtësi mesatare prej 6 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat e luginave, era do të jetë më e fuqishme, duke arritur shpejtësi deri në 14 m/s. Ndërkaq, gjendja në det parashikohet e qetë, me një valëzim të forcës 1-3 ballë.