Të dielën në Kosovë pritet të mbajë mot paksa më i ndryshueshëm, me diell dhe vranësira lokale. Pasdite vonë dhe në mbrëmje priten reshje të izoluara shiu, kurse në malet e larta të vendit reshje afatshkurtra bore.
Temperaturat minimale do të jenë 1°C, ndërsa maksimalet 17°C.
Në Shqipëri priten më shumë vranësira, me reshje shiu më të shumta në jug. Në viset e tjera reshjet do të jenë më të pakta dhe më të izoluara. Reshje të pakta lokale priten gjithashtu në Mal të Zi, Maqedoninë Veriore dhe Luginën e Preshevës, por shumica e territorit rajonal mbetet pa reshje.
Fillimi i javës së re karakterizohet nga kushte atmosferike jo aq stabile. Përveç intervaleve me diell, vende-vende parashihen rrebeshe ose riga të izoluara shiu, më të theksuara në pjesët jugore dhe qendrore të Shqipërisë, por lokalisht edhe në disa vise të tjera. Në përgjithësi, reshjet priten të pakta.
Temperaturat nuk do të kenë ndryshime të mëdha.